Blogia
Guarani

HASTA EN KOSOVO PROMOCIONARON LOS CONGRESOS DE LENGUA GUARANI DEL ATENEO

ATENEO DE LENGUA Y CULTURA GUARANI

Maitei horyvéva opavavépe

David Galeano Olivera


Vai Vaínte… hasta en la República de Kosovo promocionaron los Congresos de Lengua Guarani del ATENEO DE LENGUA Y CULTURA GUARANI.

Leer (hacer clic) en: http://cafehistoria.ning.com/profiles/blogs/vai-va-nte-hasta-en-kos...

Leer también en: http://dgaleanolivera.wordpress.com/hasta-en-kosovo-promocionaron-l...


KONGRESI I XII I GJUHËS DHE KULTURËS GUARANI NË PARAGUAY

 

“Gjuha dhe Kultura Guarani në Mercosur”

     Instituti  i gjuhës dhe Kulturës Guarani (ATENEO DE LENGUA Y CULTURA GUARANI – MERCOSUR ÑE’Ê TEETE) do të organizoj më 14-15 Prill, Kongresin e XII të Gjuhës dhe Kulturës Guarani si dhe Kongresin e IX të Gjuhës dhe Kulturës Guarani në rajonin e MERCOSUR.  Kjo iniciativë do të mbledh mbi 400 mësues, profesorë dhe student të Gjuhës Guarani nga të katra anët e Paraguay-it si dhe nga shtetet përreth, Brazil, Argjentina dhe Uruguay.  Kongresi zhvillohet në një kohë kur gjuha Guarani është gjuhë zyrtare e bllokut tregtar MERCOSUR – në Amerikën e Jugut – dhe do të fokusohet në vlerat folklorike dhe kulturore që gjuha Guarani përfaqëson në të gjithë fjalorin e saj të pasur me një nivel të lartë sentimental pse jo edhe një fonetikë shumë tërheqëse për studiuesit e njohur në nivel botëror.  Guaranishtja përmban tipare me karakter të veçantë në fushën  leksikografike dhe sintaksore në krahasim me gjuhët e tjera qofshin këto moderne apo në gjendje kritike (ose të marxhinalizuara).



     Gjuha Guarani është gjuha më e vjetër në Amerikën e jugut dhe e vetmja gjuhë zyrtare në kohët tona, e cila ka ekzistuar në kontinent që para mbërritjes së Kristofor Kolombit në brigjet e ishujve Karaibe; është gjuhë zyrtare e dytë në Republikën e Paraguay-it dhe flitet gjerësisht në të gjitha vendet që kufizohen me Paraguay-in.  Rreth 40 përqind e popullsisë së vendit flet vetëm gjuhën Guarani. Pjesa dërrmuese e folësve të Guaranishtes janë mestizo (përzierje etnike midis komuniteteve vendase dhe kolonizatorëve spanjoll, të cilët kanë mbërritur në Asuncion në vitin 1537), 80 përqind e popullsisë flet dy gjuhët, guarani dhe spanjisht, vetëm 10 përqind e popullsisë në Paraguay flet vetëm gjuhën Spanjolle.  Në Paraguay, rreth 30 përqind e popullsisë flet një gjuhë të përzier (jopara), kombinim fjalësh dhe formim i strukturës së fjalisë e lidhur ngushtë me Guaranishten dhe Spanjishten.



República de Kosovo


     Gjuha Guarani dallohet në nivel botëror për pasurinë me shkronja vokale por edhe  me një fjalor shumë të zhvilluar dhe të pasur në fushën e botanikës, ç’ka e bënë këtë gjuhë po aq të rëndësishme sa edhe Latinishtja apo Greqishtja e vjetër.  Fiset Guarani janë dalluar për shpirtin e tyre luftëdashës, trimërinë, dhe jetesa e tyre nomade apo gjysmë nomade. Ata nuk kanë patur asnjë herë një traditë të qëndrueshme vetë administrimi, ndoshta këtu ngjajnë paksa edhe më popullin Shqiptar i cili ka qenë për pesë shekuj nën zgjedhën e perandorisë Osmane dhe si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë testuar në aftësitë e tyre qeverisëse, një e metë themelore kjo që vazhdon të jetë evidente edhe sot në lidhje me ngathtësinë e qeverisë Shqiptare në ndërmarrjen e reformave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve Shqiptar.


     Agjenda e Kongresit do të përfshij midis të tjerash edhe tema më interes të veçantë si për shembull: “Projekte kërkimi në fushën e sociolinguistikës” (që do të prezantohet  nga Zulma Trinidad Bramble); “Teatri Guarani në Paraguay” (me lektor Modesto Romero); “Morfosintaksa Guarani” (do të referohet nga David Galeano Olivera).  Një temë tjetër tërheqëse do të jetë implementimi i pranisë së Gjuhës Guarani në Internet dhe në burimet e tjera të informimit publik.  Gjithashtu nuk do të lihet mbrapa edhe strategjia për të ardhmen dhe promovimin e kësaj gjuhe mbështetur në temën “Polítika dhe strategjia për promovimin e Gjuhës Guarani në Paraguay”




     Në Kongresin e IX të Gjuhës Guarani do të diskutohen tema të një rëndësie të veçantë duke ditur se një kongres i tillë zhvillohet vetëm një herë në dy vjet dhe temat e diskutuara në të do influencojnë programet akademike të Institutit të gjuhës dhe Kulturës Guarani, gjithashtu edhe te disa universiteteve të tjera. Ndër temat e këtij forumi do të jenë:  “Gjuha Guarani në Bolivi,” dhe “Gjuha Guarani Ava në zonën kufitare midis Bolivisë, Paraguay dhe Argjentinës dhe njohja e gjuhës Guarani si gjuhë zyrtare në MERCOSUR” (nga Antonio Cabrera).


     Një çështje me rëndësi është edhe “Mësimdhënia e Gjuhës Guarani në Brazil”. Në të njëjtën kohë do të bëhet e mundur edhe ekspozimi i punëve artizanale dhe artistike të grupeve të ndryshme indigjenase në ambientet ku do të zhvillohet Kongresi.


Peter TASE


Ver original en Kosovo.Info (http://kosova.info/2012/04/kongresi-i-xii-i-gjuhes-dhe-kultures-gua...)



 

0 comentarios